Ministria e Punëve të Jashtme, do të kërkojnë llogari nëpërmjet kanaleve diplomatike për deklaratat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari i parë i Pacollit, Jelir Zyberaj, përmes një postimi ne Facebook.
Shkrimi i plotë:
Turqia është vend mik i Kosovës, vend që e ka mbështetur dhe e mbështet Kosovën në vazhdimësi.
Nëpërmjet kanaleve diplomatike në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e deklaratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdheniet e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mos-përzierjes në punët e brendshme.
Ne jemi të përkushtuar të kultivojmë marëdhëniet ndërshtetërore me të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe me Turqinë mike.
Dihet fare mire se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me Turqinë në secilën fushë, pa pasur nevojë për interferim në punët e brendshme.
Kosova ka institucionet e veta dhe ato udhëhiqen me pergjegjesi dhe respekt nga udhëheqësit e zgjedhur me votën e popullit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...