Edhe këtë vit kosovarët kanë nderuar vendin e tyre mik, siç është bërë edhe traditë në Kosovë, për nderë të 4 korrikut, pavarësisë së SHBA-ve.
Agim Rexhepi kryetar i shoqates “Miqt e Amerikës” uroi popullin amerikan për festën e pavarësisë, duke i falënderuar si çdo herë për kontributet e tyre në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Populli i Kosovës për nderë të pavarësisë së ShBA-së, edhe këtë vit kemi bëre nderë. Siç bëjmë çdo vit, bëmë ngritjen e flamurit amerikan. I treguam popullit amerikan që nuk harruam të mirat e atij shteti. Zoti e bekoftë Amerikën”, deklaroi Rexhepi pas ceremonisë.
Ndërsa, Harjrush Kurtaj, drejtor i Departamentit Civilo Ushtarak në FSK uroi popullin kosovarë dhe atë amerikanë për këtë festë, siç e quajti ai, të përbashkët.
“Uroj festën e Pavariësisë së Amerikës edhe shqiptarëve të Amerikës, këtë festë e kemi të përbashkët. Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe amerikanë”, deklaroi Kurtaj.
Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i revolucionit Amerikan./arbresh.info/(FOTO: Ruzhdi Pacolli)
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...