Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se më 5 maj do të rifillojë mësimi për 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës.
Në njoftim thuhet se mësimi do të organizohet për tri shkolla.
“Të drejtën për mësim duhet ta gëzojnë të gjithë, pra edhe nxënësit e Kamenicës. Nga data 5 Maj, do t’a rifillojnë mësimin 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit për Organizimin e Mësimit Alternativ të Përshpejtuar.
Inspektorët e Arsimit, në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtor të këtyre shkollave, kanë filluar përgatitjet e duhura për zhvillimin e procesit edukativo- arsimor.
Presim nga komuna e Kamenicës të zbatojë në tërësi Vendimin dhe mësimi të organizohet për nxënësit e:
– SHFMU “Hasan Prishtina”, në fshatin Busavatë,
– SHMU “Asllan Thaqi”, në fshatin Karaçevë e Poshtme,
– SHFMU “Xhelal Sopi” në fshatin Petrocë,
-Për nxënësit e Paraleles fizike në fshatin Shipashnicë e Poshtme si dhe,
-Për nxënësit e paraleles fizike në fshatin Kopernicë.
Zbatimi i këtij vendimi nuk ka kosto shtesë për transport, pasi mësimi do të zhvillohet në shkollat ku nxënësit i kanë mbajtur më herët mësimet”. /arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...