Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot fermerët në Komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku është njohur nga afër me ecuritë e veprimtarive të tyre bujqësore e blegtorale dhe me këtë rast i ka siguruar ata se përkrahja institucionale nuk do t’iu mungojë asnjëherë, thuhet në një komunikatë për media.
Këtë përkrahje Ministri Peci ia siguroi edhe fermerit Selami Haxhimustafa në Komunën e Rahovecit, i cili së bashku me familjen e tij kanë lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 90-të, duke u kthyer në vendlindje.
Ky fermer, i cili është kultivues e prodhues i kulturave pemëtare, si dhe i më shumë se 50.000 fidaneve të specave, domateve, trangujve dhe varieteteve të tyre, është njoftuar nga Ministri Peci me politikat bujqësore të këtij viti, të cilat sigurojnë rritje të prodhimtarisë dhe zgjerim të veprimtarive bujqësore e blegtorale.
“Gjatë këtij viti kemi rritur përkrahjen financiare për shumicën e kulturave bujqësore dhe po ashtu edhe përmes Programit të Zhvillimit Rural do të mundësojmë që fermerët të zgjerojnë dhe të fuqizojnë veprimtaritë bujqësore e blegtorale”, ka thënë Ministri Peci.
Po ashtu, gjatë ditës Ministri Peci në Hocë të Prizrenit ka vizituar fermerin Amid Shala, i cili merret me bletari dhe zotëron rreth 200 koshere me bletë. Me këtë rast, Ministri e ka njoftuar atë edhe me masat mbështetëse të MBPZhR-së për nënsektorin e bletarisë.
“Këtë vit, kemi rritur përkrahjen për bletarinë dhe një koshere bletë përmes Programit të Subvencioneve 2022 do të subvencionohet me 20 euro apo 33% më shumë se vitin e kaluar”, ka theksuar Ministri Peci.
Ndryshe, gjatë këtyre vizitave Ministri i ka njoftuar fermerët më në detaje edhe për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç