Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po qëndron për një vizitë zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast sot ka marrë pjesë në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur në Des Moines të këtij shteti.
Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë simpozium po prezantohet edhe Republika e Kosovës, si një ndër historitë e suksesit në mesin e 21 shteteve nga e gjithë bota për mënyrën e realizimit të reformës, për rezultatet e deritanishme dhe adresimit të problemeve në bujqësi në kohë krize, përcjell Arbresh.info.
Ministri Peci, në kuadër të këtij simpoziumi ka prezantuar para personaliteteve të shquara botërore të sektorit të bujqësisë dhe ekspertëve të çështjeve lidhur me sigurinë ushqimore, rrjedhën e aktiviteteve të ndërmarra krahas avancimit të sektorit të bujqësisë, avancimit të agjendës legjislative, ngritjes së kapaciteteve humane, forcimit të partneritetit dhe rritjen e besimit institucion-fermer si dhe rritjen e mbështetjes financiare karshi fermerëve.
“Nga marsi 2021 deri në shtator 2023, janë hartuar, miratuar dhe hyrë në fuqi: 24 ligje, 32 akte nënligjore, 4 Strategji, 2 Plane Veprimi dhe 7 Koncept Dokumente, Krahas kësaj, prioritet gjatë vlerësimit të projekteve janë të rinjtë dhe gratë fermere. Si rezultat i angazhimeve të qeverisë, tashmë në Republikën e Kosovës, gratë fermere përfaqësojnë rreth 35% të numrit të përfituesve të programeve mbështetëse. Ndërkaq, një nga masat për të mbështetur Fermerët tanë është kompensimi i tyre në rast të fatkeqësive natyrore. E sa i përket sigurimeve bujqësore, sigurimi është shtuar për gjashtë kultura të reja bujqësore, duke e rritur subvencionimin e primit të sigurimit në vlerën 75%”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka treguar se për të zhvilluar më tej sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe për të mësuar nga shembujt më të mirë, janë nënshkruar shumë marrëveshje me institucione dhe organizata ndërkombëtare si: Banka Botërore, JICA, GIZ, FAO, Universiteti Shtetëror i Iowa-s, etj.
“Ndryshe, rritja e sipërfaqeve të mbjella, rritja e mbështetjes financiare, sigurimet bujqësore, meritokracia dhe llogaridhënia, hapa këta të ndërmarrë për këto 2 vite e gjysmë, u vlerësuan lartë nga të pranishmit, duke theksuar këtu Departamentin për Bujqësi nga Washingtoni”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?