Bletaria është një sektor me potencial në vendin tonë dhe duke ditur rëndësinë që ka ky sektor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka rritur këtë vit mbështetjen financiare për 33 për qind, thuhet në një komunikatë për media.
Kjo është bërë e ditur nga Ministri Faton Peci, i cili sot me rastin e Ditës Botërore të Bletës, ka premtuar se do të angazhohet në vazhdimësi për përkrahjen e këtij sektori, si në prodhim, përpunim, po ashtu edhe në marketingun e këtij produkti.
“Bota, njerëzimi dhe zhvillimi i bujqësisë nuk mund të imagjinohet pa procesin e polenizimit të e zhvillon bleta, andaj ne si Ministri e Bujqësisë kemi rritur përkrahjen për sektorin e bletarisë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për 33%. Rrjedhimisht, do të vazhdojmë të ofrojmë rritjen e përkrahjes edhe në ofrimin e shërbimeve këshillimore. Po ashtu, duhet theksuar se shembulli i bletës në punë ekipore është udhërrëfyes edhe për ne, për punën institucionale por edhe për angazhimin në sektorin e bujqësisë dhe bletarisë”, ka thënë Ministri Peci.
Ndryshe, Dita Botërore e Bletës shënohet që nga viti 2018, falë angazhimit të Qeverisë së Sllovenisë, si dhe me mbështetjen e Organizatës “Apimondia”, e cila bëri që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ta shpallë 20 majin Ditën Botërore të Bletës, datë kjo e cila përkon me ditëlindjen e pionerit të bletarisë moderne Anton Jansha./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?