Ministri i Jashtëm i Luksemburgut viziton sot Kosovën, pritet nga Osmani, Bislimi e Gërvalla

07:22 | 4 Nëntor 2024
E.H

Xavier Bettel, ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryediplomati i Luksemburgut, do të ketë takime të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Takimi i Bislimit me Bettel do të filloj nga ora 13:55 ndërsa pas përfundimit të takimit, do të mbajnë konferencë për media.

Ndërsa, Osmani do ta pres Bettel nga ora 15:30.

Mysafiri nga Luksemburgu, do të pritet në takim edhe nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla, ku pritet të dalin para mediave pas përfundimit të takimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme