Google ADS

Milaim Zeka shpjegon se çfarë po ndodh në Vetëvendosje

14:52 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje po përballet me probleme që askush nuk i priste nga kjo parti.

Shumë zyrtarë të lartë të saj kanë dhënë dorëheqje javëve të fundit, duke përfshirë këtu kryetarin e saj, Visar Ymeri, nënkryetarin e parë, Dardan Sejdiu, deputetët Faton Topalli e Shqipe Pantina, si dhe së fundmi kryetari i Kamenicës nga kjo parti, Qëndron Kastrati.

Njëri prej personaliteteve politike që e ka kritikuar më së shumti këtë parti dhe politikat e saj është deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka.

Zeka, në një pronocim për Arbresh.info ka thënë se e kishte paraparë shumë moti këtë zhvillim brenda Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se talibanizmi i mendimit edhe talibanizmi i veprimit praktik e ka shkatërruar Vetëvendosjen.

“Unë mundem me fol për ata që kam para dy apo tre viteve kam thënë për Vetëvendosjen se janë talibanë të mendimit edhe doli që ai talibanizimi i mendimit edhe talibanizmi i veprimit praktik e shkatërroi Vetëvendosjen. Unë e kam prit që do të ndodhë një gjë e tillë. Absolut po, unë kam thënë që Vetëvevendosja ka qenë krijesë e Kadri Veselit në bazament edhe doli ashtu , do të thotë ata u vet shkatërruan”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, në partitë politike në Kosovë ka shumë pak demokraci të brendshme.

“Po të kishim demokraci të brendshme nuk do të ndodhte kjo që ka ndodhë por unë mendoj që Vetëvendosja është vetëshkatërruar pa e shkatërruar askush për shkak të aktit të komunikimit që  e kanë mbjell artin e dhunshëm të komunikimit në media, artin e dhunshëm të komunikimit në parlament, në institucione edhe krejt fyerjet, krejt akuzat që na i kanë bërë disa njerëzve tash iu kanë kthyer atyre si bumerang”, është shprehur deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka.

Ai ka shtuar se dorëheqjet e deritashme janë të mjaftueshme që Vetëvendosje të shkatërrohet.

VV sot në ora 15:00 mban mbledhje në të cilën janë ftuar për të marrë pjesë edhe të dorëhequrit./J.Zhuniqi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme