Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përmbledhur arritjet e tij në ushtrinë e Kosovës gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj ministrie.
Në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj tha se gjatë mandatit të tij, kanë arritur që të heqin numrin e kufizuar të pjesëtarëve të FSK-së, përcjell Arbresh.info.
Kjo është bërë sipas tij, që të rritet siguria territoriale e Kosovës.
Ai po ashtu ka shkruar edhe për rendësin e rezervës vullnetare në ushtrinë e vendit, ndërsa e vlerësoi si arritje të Ministrisë futjen e lëndës së Edukatës për Siguri.
Ish-ministri Mehaj ka shprehur rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
POSTIMI I PLOTË:
Gjatë mandatit të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nder punët tona kryesore ka qenë heqja e numrit të kufizuar të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kete e arritem me kordinim te plot me gjithe partneret edhe me gjitha partit qe e dojn ushtrin e kosovën. Kjo është bere me qellim që numri i ushtareve të rritët dhe kjo të behet për sigurinë dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës sonë.
Fryma e ndryshimit dhe avancimit të Forcës sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka qenë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve shtet me shtet, kjo për shkak se efikasiteti, siguria e respektimit të tyre është me madhe për Kosovën edhe shtetet partnere të NATO-së.
Nder të arriturat tjera është edhe futja e lendes së Edukatës për Siguri, praktikë kjo e cila është marrë nga shtetet skandinave, praktika këto që janë treguar të suksesshme për të rinjtë.
Gjatë mandatit tonë është punuar edhe në konceptin e Rezervës vullnetare, e cila si dokument në tërësin e tij i është lënë pasardhësit tim në detyrën e Ministrit. Ketë ide e kam marrë nga përvoja e shteteve baltike e vendet e tjera. E veçanta e kësaj Rezerve është së edhe diaspora e jonë që kanë dy shtetesi mund të angazhohet nga 10 deri 12 ditë ne vit. Këtë propozim e kam paraqitur edhe pranë Komisioneve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2022. Ku kam thon se kosova duhet ti ket 20.000 rezervist vullnetar sipas nevojes shtetrore.
Për iden e shërbimit te obligueshem ushtarak në Kosovë nuk pranohet nga shtetet partnere në këtë faze dhe nuk i pershtatet kosoves ne vitet ne vijim. Do me thënë na duhet me ju përmbajt planit siç është hartuar me shtete partnere deri në anëtarsimin në NATO, pike. Mos të humbim ma kohë me fjalë të kota por të punojmë për mirëqenie, shkollime, armatime shtesë, sigurime shëndetësore, sigurime jetike, paga, shtesa për tranijnime i në terren e të tjera. Kazerme moderne siq i kemi hartuar edhe ato plane e Jan te gatqme.
Andaj, shumë ligje, akte nënligjore, e mbi të gjitha buxheti, blerja e armatimit me moderne, i cili i tejkalon pritjet e publikut dhe strategjitë shtetërore për mbrojtje dhe siguri e kanë përmbushur obligimin që Kosova të jetë pjese e NATO-së, aleancës me të fuqishme të botës demokratike. Këtë e kemi tregu qysh arritet me pune e jo me fjalë. Veç duhet përmbajt në vijat të cilat i kemi lenë dhe të mos anashkalohen.
Kosova e ka vendin në NATO.
NATO është shtëpia e jonë e përbashkët me SHBA-të dhe aleatët e tjerë.
Anëtarësimi i ynë në NATO do e mbyll një herë e përgjithmonë problemin me Serbinë aleatin satelit të Rusisë në Ballkan. Ushtria është art, andaj se pari duhet të kesh shkollim adekuate, të kuptosh, të dish, ta duash me pune e jo me fjal të korridoreve apo te kafeve.
Asnje luftë nuk luftohet e as nuk fitohet pa partner sot e përjete. Kjo është e vërteta. Fokus i Kosovës në vitet në vijim: përfundimi i gjitha obligimeve, sepse uniforma është e shenjtë dhe këtë duhet ruajtur me çdo kusht.
Krahas uniformes se ushtrise, uniformë e shenjtë është edhe ajo e policisë, të cilat janë pasardhëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faktori ndërkombëtarë duhet të reagojë me ashpër ndaj Serbisë. Kete jemi ende ne pritje te gjithe? Për të larguar Serbinë përfundimisht nga hapa jo demokratike e kercnuse, duhet hapa konkret, nje opcion nderkombtar do të ishte tërheqja e fabrikave të investuara ne Serbi dhe transferimi i tyre në Kosovë. Por kete nuk po e bën Evropa ende. Ky është nje propozim konkret i imi.
Hapja e fabrikave dhe punësimi i të rinjve në Kosovë, kjo do të mund të ndalon emigrimin.
Një rol kyq në hapjen e fabrikave në Kosovë mund të luaj edhe diaspora, e cila është aset i rëndësishëm ekonomik i Kosovës. Dhe potenciali i ynë vendor dhe impulsi i diaspores do të mund të arrijë suksese të mrekullueshme dhe Kosovën tonë të e bëjmë sikur shtet Europiane deri në 2030./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...