Me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special bastiset shtëpia e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

09:41 | 30 Tetor 2023
A Z

Zyra e Prokurorisë Speciale e ka bastisur në mëngjesin e sotëm banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

Arbresh.info ka dërguar pyetje në adresën e këtij institucioni, por ende nuk kanë ktyer ndonjë përgjigje.

Ndërkaq në media është raportuar se përveç bastisjes së shtëpisë së Blerim Shalës, Specialja po kryen bastisje edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka.

Rreth këtyre bastisjeve ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai e ka quajtur këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme