Me këngë para rektoratit, studentët kërkojnë rikthimin e vlerës së bursës

14:28 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Nën tingujt e kitarës dhe zërit të fuqishëm të këngëtares Albina Kelmendi, studentët kanë kërkuar sot sërish rikthimin e vlerës së bursës nga 500 në 900 euro.

Ata janë mbledhur para rektoratit të UP-së në vazhdën e aktiviteteve simbolike të tyre për të kërkuar që bursa për studentët të ketë sërish vlerën që kishte, pikërisht në kohën kur Këshilli Drejtues i UP-së po mbante mbledhje, shkruan arbresh.info.

Shkumbin Bytyqi nga organizata studentore “Reforma” ka thënë se kërkojnë nga ky Këshill që të rishqyrtojnë vendimin e datës 21 janar 2017.

“Vendimi i Këshillit Drejtues i marrë më 21 dhjetor 2017 të kthehet në rishqyrtim dhe të rritet vlera e bursës.  Sot këshilli drejtues do të mbajë mbledhje për të rishqyrtuar vendimin. Kërkojmë që të marr vendimin për rritjen e vlerës së bursës”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, në rast se Këshilli nuk merr vendim sot në favor të studentëve atëherë studentët do të kërkojnë që Këshilli Drejtues të shkarkohet./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1656504221081330/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme