Ka nisur me 30 minuta vonesë konferenca e radhës ndaj ish -krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Në këtë konferencë gjyqtari bëri të ditur se do të diskutohet rreth asaj se deri ku ka ecur çështja si dhe temat e ngritura nga mbrojta e Thaçit dhe Krasniqit, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë, ishte paraparë që kjo konferencë të nisë në ora 11:00.
Ndryshe, seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...