Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë të infrastrukturës, Arban Abrashi kanë inspektuar nisjen e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.
Projekti financohet nga Banka Botërore për Ndërtim dhe Zhvillim dhe ka koston mbi 13 milionë me gjatësi 5.7 kilometra.
Hoti tha që ky projekt ka shumë rëndësi dhe krijon qasje më të mirë me komunat përreth. Tutje ai tha që kjo rrugë do të ndikojë në akomodim të mirë të nevojave të bizneseve.
“Po rritet prezenca e projekteve nga BE-ja përmes investimeve me BERZh-in”, tha Hoti.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se ky projekt lehtëson punën e bizneseve në këtë anë.
“Ky projekt i bukur për Ferizajn po e zbukuron pamjen e Ferizajt dhe po e lehtëson punën e bizneseve”, u shpreh Abrashi.
Kryetari i komunës se Ferizajt Agim Aliu tha që pas shumë vjetësh po fillojnë një projekt të rrallë, raporton EO.
“Padyshim që është një ndër projektet me moderne dhe që ka të bëjë me komunitetin e bizneseve”.
Sipas tij, tashmë Ferizajt mund të cilësohet si kryeqendër e zhvillimit ekonomik.
Shefi i BERZh-it Neyl Taylor ka garantuar mbështetje edhe për projekte e tjera.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK