Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se është zgjeruar rrjeti i diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve të mbrojtjes në shtetet partnere
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë, përcjell Arbresh.info.
“Përfaqësuesit tanë ushtarakë tanimë janë të pranishëm edhe në disa shtete të tjera me të cilat kemi bashkëpunim të shkëlqyer bilateral si në ShBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi, Kroaci e Shqipëri, ndërsa në proces është akreditimi i atasheve në Itali, Japoni e Republikë Çeke”, ka shkruar Maqedonci.
“Zgjerojmë përfaqësimin dhe partneritetin për të ruajtur paqen, marrëdhëniet ndërkombëtare që ne zotohemi të mbrojmë: një rend të lirë dhe të hapur të bazuar në rregulla”, shtoi në fund ministri Maqedonci./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...