Macron në Beograd me mesazh edhe për Kosovën

09:27 | 16 Maj 2019
Arbresh.info

Mbështetja për çështjen e caktimit të kufijve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak janë tre pikat kryesore të paketës me të cilin presidenti francez Emmanuel Macron viziton Beogradin më 16 korrik.

Kështu shkruan “Telegrafi serb” në një shkrim dedikuar vizitës së kreut të shtetit francez gjatë verës në Serbi, transmeton Klan Kosova.

“Se nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjes së Kosovës, Macron e ka demonstruar edhe në samitin e Berlinit, ku sipas mediave franceze dhe gjermane, hapur dhe fuqishëm ka qëndruar përballë kancelares gjermane, Angela Merkel”.

Macron siç raportohet “nga Ramush Haradinaj ka kërkuar heqjen e taksës në mënyrë që të bëjë një kompromis dhe hapi rrugën për rifillimin e dialogut, por bashkëbiseduesi në anën tjetër me këmbëngulje kërkoi që Berlini dhe Parisi ta shtyjnë Serbinë që ta njohë pavarësinë për të imponuar liberalizimin e vizave”.

“Ju nuk jeni në pozicion që të kërkoni çkado. Ja, unë po ju them, nga Franca ju nuk do të merrni asgjë”, citohet të ketë thënë Macron sipas dy persona që kanë qenë pjesë e takimit të presidentit francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin, transmeton Klan Kosova.

Gazeta pohon se “Macron sikurse dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka hapësirë të madhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa sië vlerësojnë ekspertët, pas kësaj vizite, Franca do të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Serbisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme