LVV: Opozita po përdor secilin mekanizëm për të luftuar reformën e nisur me 14 shkurt 2021

18:00 | 18 Shtator 2023
E.G

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë se një mori ligjesh të cilat janë derguar muaj më parë nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, kanë mbetur ende të bllokuara.

Me anë të një reagimi në Facebook, LVV ka thënë se opozita po e përdor secilin mekanizëm për sabotimin e luftimin e reformës së nisur me 14 shkurt 2021, shkruan Arbresh.info.

“Një mori ligjesh që prekin direkt jetën dhe mirëqenien e qytetarëve janë dërguar muaj më parë në Gjykatë Kushtetuese nga partitë opozitare. Ato ende mbesin të bllokuara. Opozita që po përdorë secilin mekanizëm që ende e ka në dorë për të sabotuar e luftuar reformën e nisur me 14 shkurt 2021 nuk do të arrijë të ndali ndryshimin që ka nisur e po merr jetë në Republikën e Kosovës.”, thuhet në faqen zyrtare në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Askush nuk do të mund të bllokojë vullnetin e popullit për ndryshim.”, thuhet tutje./Arbresh.info

Të ngjashme