Ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka thënë se nuk i beson në mënyrë absolute drejtësisë së EULEX-it.
Lushtaku këtë deklaratë e bëri pas përfundimit të seancës fillestare ndaj tij dhe të tjerëve në rastin e arratisjes së tij nga QKUK-ja në maj të vitit 2014, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, pjesëtarët e EULEX-it kanë qëllime të caktuara për njerëz të caktuar dhe se kjo që po ndodh me të është përndjekje politike.
“Kryetari i Gjykatës Speciale ka deklaruar që pjesëtarët e EULEX-it kanë qëllime të caktuara për njerëz të caktuar. Mendoj që nga fillimi e deri më tani kjo është përndjekje politike më shumë. Nëse ka raste le të gjykohen drejt por jo me qëllime të caktuara. Një gjyqtar që i quan lopë të lindura shqiptarët edhe ju mediat duhet të reagoni por ju nuk e di në shërbim të kujt jeni më”, është shprehur Lushtaku.
Ai ka shtuar se do të bëjë edhe kërkesë me shkrim që të largohet prokurori Romulo Mateus nga ky rast pas kërkesës gojore që ka bërë sot në seancën fillestare.
Lushtaku dhe të tjerët nuk e kanë pranuar fajësinë sot në këtë seancë.
Seanca e dytë është caktuar që të mbahet më 19 janar të vitit 2018 duke filluar nga ora 9:30./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1619385828126503/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...