Google ADS

Lirohen nafta dhe benzina në Kosovë

10:29 | 23 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve ditën e sotme (e shtunë).

Sipas njoftimit të MINT, çmimi i naftës është liruar për 1 cent, i benzinës është liruar liruar për 2 cent, ndërkaq çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë që nga e premtja.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Naftë është: 1.71 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.56 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës dhe janë të vlefshme për 24 orë.

Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 cent për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme