Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka dekretuar ligjin për paga.
Këtë për Radio Kosovën e kanë konfirmuar këshilltarë nga kabineti i tij. Të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, presidenti mund ta shfrytëzojë vetëm një herë.
Presidenti Thaçi ka kohë vetëm edhe sot që ta bëjë dekretimin e ligjit për paga.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, afati ligjor për dekretimin e një ligji nga ana e presidentit të Kosovës, është 8 ditë, e cila skadon sot. Ky ligj pas votimit në Kuvendin e Kosovës i është dërguar presidentit Thaçi për vendim.
Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, për Radio Kosovën është përgjigjur shkurt se nuk është marrë ende vendimi për dekretim.
Ndërkohë, shumë sindikata të cilat janë pjesë e ligjit të pagave kanë kërkuar nga presidenti që ky ligj të mos dekretohet.
Sa i përket pakënaqësive kjo është vërejtur me protestat të shumta dhe greva. Këto kanë vazhduar edhe ditëve të fundit, kur Sindikalistët e Shërbimit Korrektues mbajtën protestë.
Sindikalistët kërkuan që koeficienti i tyre të rritet nga 1.85 në 2.2 në mënyrë që të jenë të barabartë me policinë dhe zjarrfikësit. Pakënaqësi për Ligjin e Pagave kanë edhe Sindikata e Re e KEK-ut dhe Sindikata e Punëtorëve të Navigacionit Ajror. Drejtuesit e këtyre sindikatave kanë paralajmëruar se pritet të radikalizohen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me 63 vota për dhe 1 abstenim. Nëse presidenti Thaçi nuk e dekreton, atëherë ligji i kthehet Kuvendit për rishqyrtim. Të drejtën e kthimit të një ligji, presidenti mund ta shfrytëzojë vetëm një herë.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...