Google ADS

Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje me komunën e Gjilanit dhe të Rahovecit

22:58 | 14 Tetor 2022
K.B

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar aneks memorandume të mirëkuptimit me komunat e Gjilanit dhe Rahovecit.

Aliu ka theksuar se në Gjilan do të financohet projekti për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro.

Ndërsa në Rahovec do të financohet projekti për rregullimin e shtretërve të lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro.

“Nënshkruam aneks memorandume të mirëkuptimit me komunën e Gjilanit dhe Rahovecit.

Gjilan – Financimi i Projektit për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të Lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro.

Rahovec – Financimi i Projektit për rregullimin e shtretërve të Lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro”, ka shkruar Aliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme