Google ADS

Leposaviqi i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

12:05 | 14 Shtator 2023
E.H

Asociacionit të Komunave të Kosovës i është bashkuar sot edhe Komuna e Leposaviqit.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka me anë të një postimi në Facebook.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Uka.

Ndryshe, në fund të muajit gusht, edhe Mitrovica e Veriut ishte bërë anëtare e këtij Asociacionit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme