Deputeti Armend Zemaj ka thënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se ikja e kryeministrit nga përgjegjësia për të qenë pjesë e raportimit dhe mbikëqyrjes parlamentare po ndodh edhe në caktimin e seancave të reja parlamentare.
Zemaj tha se sot LDK ka futur në procedurë të rregullt tri projektligje për seancën e datës 17 maj, raporton Arbresh.info.
‘LDK sot ka futur në procedurë të rregullt tri projektligje për datën 17 maj, për tatimin në të ardhura personale, për plotësim-ndryshimin e Ligjit për të ardhurat e korporatave dhe projektligjin për tatimin në Vlerën e shtuar dhe formimin e Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq duke marrë parasysh se edhe sot e kësaj ditë nuk kemi qartësim të kësaj situate”, ka thënë Zemaj.
Ai ka thënë se si LDK shprehin shqetësimin për mungesën e Qeverisë në seancat e Kuvendit, grumbullimin e pikave dhe mungesës së deputetëve të pozitës në seanca./Arbresh.info
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...