Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvendosjes së Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga objektet e tyre.
Përmes një komunikate për media, LDK ka kundërshtuar vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të këtyre dy ministrive nga objekti i tyre.
Komunikata e plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës kundërshton vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së nga objekti i tyre pa u siguruar fillimisht një objekt tjetër në pronësi të Qeverisë, apo ndërtimin e një objekti të ri. Mbi të gjitha, ky vendim është edhe më i paarsyeshëm që po ndërmerret në kohën e tranzicionit nga një qeveri në tjetrën, pa planifikim të mirëfilltë paraprak operativ e financiar që po rezulton në një kosto enorme për qytetarët e Kosovës prej 105 mijë euro qira mujore për dy objekte në pronësi private. Njëkohësisht, është e papranueshme që e tërë kjo katrahurë është zhvilluar me procedura tërësisht jotransparente që duhen ndërprerë urgjentisht deri në zhvillimin e procedurave të rregullta nga qeveria e ardhshme.
Ne jemi të pajtimit që Presidenca duhet vendosur në një objekt përfaqësues dhe të përshtatshëm, por assesi duke shkaktuar rrëmujë e shkëputje në punën e MKRS-së dhe MBPZHR-së dhe duke dëmtuar financat e qytetarëve të Kosovës përmes kostos marramendëse të qirasë në favor të dy pronarëve të objekteve private dhe investimeve luksoze shumëmilionëshe në objekt nga Presidenca.
Kërkojmë nga përgjegjësit e MKRS-së dhe MBPZHR-së të mos ndërmarrin vendime që dëmtojnë buxhetin e këtyre dy ministrive të destinuar në shërbim të politikave sektoriale duke i ridestinuar për qira mujore prej 105 mijë euro. LDK-ja mirëpret reagimin e dinjitetshëm të zyrtarëve të MKRS-së që kanë dalë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe mbarëvajtjes së punës së tyre. Këta zyrtarë dëshmojnë se janë zëri i arsyeshëm kundër së keqes në këtë rast./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...