Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka reaguar pas deklaratës së drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, e cila kishte thënë se në këtë komunë 38% të nxënësve nga klasët 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore.
Me anë të një reagimi në Facebook, MASHT ka thënë se nuk janë njoftuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në këtë qytet për problem me furnizimin me libra, shrkuan Arbresh.info.
“Ashtu si në të gjitha Komunat e Kosovës edhe në Mitrovicë, procesi i furnizimit me tekste shkollore për klasat 1-5 është duke u përmbyllur me sukses. Nuk kemi pranuar asnjë raport nga Drejtoritë Komunale për probleme me furnizim me tekste shkollore”, ka shkruar MASHT.
Tutje ata kanë njoftuar se kanë angazhuar Inspektoratin e Arsimit për t’i përcjellë nga afër pretendimet e deklaruara të drejtoreshës Kadriu, teksa kanë thënë se do të publikojnë edhe një raport të detajuar pas procesit.
“Ashtu siç tashmë jeni njoftuar, klasat 6-9 do të shfytëzojnë tekstet e vitit të kaluar ndërsa, do të subvencionohen për herë të parë për materiale shkollore. Më datë 26 maj 2023 kemi përcjellë tek të gjitha DKA-të, përfshirë DKA-në në Mitrovicë, njoftimin në lidhje me vendimin e mësipërm, dhe kemi kërkuar prej tyre që të ruajnë tekstet e vitit të kaluar, dhe të njëjtat t’i përcjellin tek nxënësit e vitit aktual. Më datë 25 gusht 2023 e kemi ridërguar këtë njoftim dhe nuk kemi marrë informatë për mungesë të teksteve për klasat 6-9, për tekste të dëmtuara që nuk mund të përdoren më, apo ndonjë kërkesë për tekste shtesë”, thuhet në reagim.
Ministria ka thënë se edhe pse platforma për aplikim për tekste dhe materiale shkollore do të jetë e hapur deri në fund të shtatorit, furnizimi me tekste shkollore këtë vit po realizohet më shpejt sesa me praktikat e deritanishme./Arbresh.info.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...