Lajçak takohet me komamandantin e ardhshëm të KFOR-it, diskutojnë për situatën në Kosovë

17:32 | 27 Shtator 2023
E.G

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  është takuar me komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Gjeneralmajorin Ulutaş.

Gjatë këtij takimi dyshja  ka shkëmbyer pikëpamjet lidhur me situatën aktuale në Kosovë dhe në dialog, shkruan Arbresh.info.

“Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in.”, ka shkruar Lajçak.

“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it Gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in.”, u shpreh Lajçak./Arbresh.info.

Të ngjashme