Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e personave të pagjetur vazhdon të jetë urgjente.
Ai këtë e tha pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë dhe pasi pa një shfaqje për këtë temë.
“Zgjidhja për fatin e më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, meritojnë që t’iu mbyllet çështja. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Water and Candles””, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak dje në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka folur për vazhdimin e dialogut me Beogradin, derisa e ka përgëzuar për marrëveshjen e arritur për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak pas takimit me Kurtin./arbresh.info/
Resolving the fate of more than 1600 persons still missing is urgent. All loved ones – no matter of their ethnicity – deserve closure. This is why I visited the Documentation Center, met with the Missing Persons Resource Center and attended the screening of 🎥“Water and Candles” pic.twitter.com/3CLgrJCc0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 27, 2022
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...