Ky është raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
Pak çaste më parë Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh në të cilin janë paraqitur ngjarje nga rajone të ndryshme të vendit.
Më poshtë ju sjellim të plotë raportin e PK-së:
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Rr. Pejës , F. Kosovë 22.08.2021-21:55. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & SULM Podujevë 21.08.2021-22:40. Me 22.08.2021 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
KANOSJE Fsh. Bresje, F. Kosovë 21.08.2021-18:00. Me 22.08.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
ARMËBAJTJE PA LEJE Fsh. Barilevë, Prishtinë 22.08.2021 – 00:34. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me arë zjarrit në ajër. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz dhe 11 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE Drenas 22.08.2021 – 06:36. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Lipjan 22.08.2021 – 16:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima si pasoj e rastit ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar te familjarët e saj ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë 21.08.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 22.08.2021-19:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
VJEDHJE Tregu i Automjeteve , Prishtinë 22.08.2021-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur, nga vetura e tij i kanë vjedhur çantën e dorës me dokumente personale dhe para. Rasti vazhdon të hetohet nga njësite kompetente policore.
VDEKJE E DYSHIMTË Prishtinë 22.08.2021-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij viktima mashkull kosovar ka pësuar sulm epileptik. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Prishtinë 22.08.2021-17:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktimë mashkull kosovar, është gjetur dyshohet pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
GRABITJE ME ARMË Fushë Kosovë 22.08.2021-21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy person-a të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe duke shtënë një herë në ajër janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
ARRESTIM I PERSONIT TË KERKUAR Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari, Prishtinë 22.08.2021 – 09:35. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale Gjilan INCIDENTET KRIMINALE Asgjë me rëndësi për të raportuar
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar
Drejtoria Rajonale Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE E RËNDË Ferizaj 22.08.2021 – 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse viktimës femër kosovare. I njëjti dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar, e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari kryesor gjendet në arrati. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
KANOSJE ME ARMË ZJARRI & ARMËMBAJTJE PA LEJE Shtime 22.08.2021-18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borgji parash, është kanosur me armë zjarri . dyshuari është kontaktuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një AK /47. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Mirosalë, Ferizaj 22.08.2021-02:55. I dyshuari mashkull kosovar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tije nga pakujdesia ka humbur kontrolli duke përfunduar në një oborr. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjer meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Ferizajt ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.
Drejtoria Rajonale Prizren
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 22.08.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje duke e kanosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
AKSIDENT TRAFIKU
Prizren 22.08.2021-16:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur me një kamion. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar.
Drejtoria Rajonale Pejë
INCIDENTET KRIMINALE LËNDIM I LEHTË TRUPOR Dubravë 21.08.2021 – 14:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht duar thatë viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit.
BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ Pejë 21.08.2021 – 22:30. Është raportuar se viktima femër kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
SULM Pejë 20.08.2021-23:00. Me 22.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar mashkull kosovar i cili gjendet në arrati e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM Rogovë 22.08.2021-15:00-16:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë me 13 copë fishekë dhe 12 gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Gjakovë 22.08.2021 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar kishte pësuar lëndime trupore. Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rahovec 22.08.2021-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
LËNDIM TRUPOR Vushtrri 21.08.2021-18:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth linjës së qarkullimit te mini busëve janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj kosovarë, ku ishte përdor edhe një kaçavidë si dhe ishte shtëne me armë zjarrit. Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë. Një mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa tjerët lirohen në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE Mitrovicë 22.08.2021 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I NARKOTIKVE PKK Vërmicë 22.08.2021-02:35. Raportohet se gjatë kontrollës në veturë tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një cigare me marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
KALIM ILEGAL I KUFIRIT SPK, Bërnjak 22.08.2021 – 16:00. Në dalje të Republikës së Kosovës në vendkalimin Kufitar Bërnjak janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të huaj të cilët kishin qenë me veturë me targa të shtetit të tyre ( të huaja) dhe të njëjtit dyshohet se ilegalisht kishin qëndruar në territorin e Kosovës. Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
Aksident trafiku me fatalitet – 1
Aksident trafiku me të lënduar – 22
Aksident trafiku me dëme materiale – 30
Tiketa trafiku të shqiptuara – 1110
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 552
Persona të arrestuar – 20
Persona në mbajtje – 13
Persona në ndalim policor /
Persona në vuajtje të dënimit – 1
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...