Kuvendi shkon në pauzë, mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme

11:21 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga deputetët që të shkojnë në pauzë në mënyrë që Komisioni për Punë të Jashtme të mblidhet për amandamentimin e Projektligjit për Demarkacioni me ndryshimet që u propozuan nga LDK-ja.

Deputetët më 62 vota për kanë votuar që të ketë shmangie të rregullores së Kuvendit në mënyrëqë të ketë procedurë të përshpejtuar për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan Arbresh.info.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 67 deputetë.

Ndërkaq, për miratimin e Demarkacionit nevojiten votat e 80 deputëtëve./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme