Kuvendi i Kosovës si çdo vit tjetër edhe këtë vit ka hapur dyert për mërgimtarët të cilët duan ta shohin kuvendin nga afër.
Me moton “Mirë se erdhët bashkatdhetarë”, ata u priten nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Arbresh.info.
Për disa mërgimtarë është hera e parë që e vizitojnë Kuvendin, ndërsa ka të tjerë që po e vizitojnë këtë institucion më shumë se një herë.
Ata për Arbresh.info thanë se dëshira e tyre është të vijnë këtu për vizitë çdo vit.
Bashkatdhetarë nga Gjermania, Suedia e Holanda dhe Finlanda, të cilët gjatë vizitës po bashkëbisedonin me deputet patën kritika dhe kërkesa për Qeverinë e Kosovës.
Shaqir Kosumi nga Gjermania tha se është hera e tij e parë që e viziton Kuvendin. Ai pati edhe rekomandime për deputetë që të punojnë pak më shumë, kryesisht në shëndetësi dhe arsim.
“Më mirë me punu pak më shumë për shëndetësi dhe për arsim që të mos ikin rinia dhe kjo është me rëndësi”, tha ai.
Po ashtu, mesazhi i tij është që deputet të respektojnë njeri- tjetrin, të punojnë dhe të ofrojnë kushte më të mira, që të rinjtë mos të ikin nga vendi i tyre.
Sipas tij, po të rregulloheshin edhe disa gjëra të vogla dhe disa shërbime të jenë më të mira, ai vetë do të kthehej në Kosovë.
“Të respektojnë njeri-tjetrin, të punojnë për popullin e të ju ofrojnë kushte se më mirë se si në vendin tënd nuk ka. “Sot, çdo moment jo vetëm kushtet, se janë kushtet e mira por mungon besimi në institucione në shëndetësi dhe arsim. Këto janë shqetësimet e njeriut sepse këtu mundesh me punu edhe me jetu, jeta nuk është lluks, kur të ofrohet shërbimi sepse patjetër është me punu dhe me u shkollu”, u shpreh mërgimtari.
Halil Kastrati një bashkatdhetarë tjetër nga Suedia për të cilin nuk ishte hera e parë që vinte në këtë ambient, tha se Kuvendi po ka risi dhe se mundësi më të mira njëra prej tyre edhe mundësia për të votuar.
Sipas tij, votën deputetëve ua jep që ata të punojnë dhe se qytetarët të ankohen kur nuk shohin gjëra që nuk shkojnë si duhet.
“Po ndihem mirë, kam qenë edhe vjet mirë, çdo herë po ka risi dhe sivjet që na kanë mundësi me votu edhe jashtë, është gjëja më e madhe që na kanë ofruar. Punoni, punoni ne ja kemi dhanë votën me punu, Suedezet kur ma kanë dhanë lejen e qëndrimit avokatja ime më ka thënë duhesh me u anku, jo me anku që pot dhemb dhëmbi po kur sheh gjëra të këqija, ka gjëra që duhet të përmirësohen jo për neve pleqtë po për të rinjët”, theksoi Kastrati.
E mundësinë që shteti i dha për ata që duan ta marrin nënshtetësinë e Kosovës pa pagesë, mërgimtarët e shohin si diçka shumë pozitive.
“Shumë e mirë por shtet skandinave na i kanë na kanë mundësuar dy nën shtetësi më herët, por fola me motrën në Berlin dhe se ata që e kanë të rëndësishme për t’ia hequr nënshtetësinë e kanë filluar”, tha ai.
Mërgimtarja Sabrie Gashi e cila jeton që 31 vite në Holandë thotë se është hera 4 që e viziton Kuvendin dhe se duhet ende punë për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e gjeneratave të reja.
“Punoni për të ardhmen e Kosovës dhe për të ardhmen e fëmijëve tonë edhe pse nuk jetojë këtu po për të ardhmen e fëmijëve tonë” tha Gashi.
Elmie Sadiku e cila jeton dhe punon që 32 vite në Holandë thotë nuk është edhe shumë e kënaqur me punën e shtetit tonë duhet ende punë dhe të jenë më të bashkuar.
“Edhe po edhe jo, po është mirë hala me punu , me qenë të bashkuar të gjithë për popullin, për të ardhme, për rini qeto”, tha ajo.
Edhe se të paktën edhe dy vite e ka ndërmend të kthehet në Kosovë.
Ka disa deputetë të preferuar, por kryeministri Albin Kurti është politikani më i veçantë për të.
“Deputetët e mi të preferuar janë plotë, po njëri ndër ta është kryeministri Albin Kurti” tha Sadiku.
Për të pritur dhe dëgjuar kërkesat dhe kritikat e mërgimtarëve, kishin dalur disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Avni Dehari thotë se çdoherë është këtu për ta dhe se është një ditë e veçantë t’i pres bashkatdhetarët.
“Mendoj se është një ditë e veçantë kur hapen dyert e kuvendit për mërgimtarët sepse ata vijnë në vendlindje përveç që vizitojnë anëtarët e familjes ata vizitojnë edhe institucionet rastin konkret kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha deputeti Dehari.
Po ashtu, edhe deputeti Mefail Bajqinovci po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se tash e tre vjet i pret mërgimtarët për vizitë në Kuvend.
Ai është i gatshëm të dëgjojë kërkesat dhe kritikat e tyre.
“Si për çdo vit unë mendoj që ende nuk ka filluar ardhja, pas orës 1 zakonisht edhe vitin e kaluar kanë filluar me qenë prezent, është edhe një problem se edhe informimi nuk ka qenë i bollshëm, unë si deputet sot e kam postuar edhe pse e kam ditë dje edhe kam gabuar që nuk e kam postuar sepse mërgata kanë pyetur se kur do të hapet”, tha Bajqinovci.
Sipas tij, mërgata shqetësim më të madh e sheh raportin e Kosovës me Serbinë.
Ai nuk kurseu lavdet për qeverinë, duke shtuar se u ka mundësuar mërgimtarëve lehtësimin për të hyrë në Kosovë, duke bërë që ata të mos paguajnë sigurimin kufitar, si dhe heqjen e pagesës prej 300 euro për rikthimin e shtetësisë.
Ndryshe, të gjithë ata qytetarë të cilët duan ta vizitojnë Kuvend e Kosovës dhe të takojnë deputetët, dyert janë të hapura edhe sot nga ora 8:00 – 16:00. /Arbresh.info/Albiona Bashota/
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...