Google ADS

Kusari-Bajramit: Çfarë do të ndodhë me ato mjete për punëtorët që kanë lëshuar punën

11:43 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

Në komisionin për Buxhet dhe Transfere, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si mund t’i marrin punëtorët mjetet dhe çfarë do të ndodhë me ato mjete për ata që kanë lëshuar punën, kur bizneseve ju është disbursuar shuma.

“Pse keni pritur tre muaj deri në ditën kur e keni marr vendimin dhe nuk janë miratuar këto subvencione për bizneset duke marr parasysh që rishikimi i buxhetit k kaluar në një afat rekord, qa ka me ndodh me punëtorët që janë larguar nga puna ndërsa bizneseve ju është disbursuar shuma cila është mënyrë që punëtorët tu marrin këto të holla”.

E për këtë Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami thotë se nëse është ulë numri i punëtorëve bizneset do të kenë ndihëmë për muajin tjetër.

“Nëse një ndërmarrje ka pasë 50 punëtorë dhe e ka ul numrin e punëtorëve, ajo nëse merr më shumë e ka ndihmë për muajin tjetër. Pas analizës së listave ne kemi pas ulje të numrit të punëtorëve por në total na del se kemi 6000 punëtorë më shumë. Ndoshta për shkak të ndihmës që marrin, ato kanë nisur ta rrisin numrin e punëtorëve”, tha Bajrami.

Ajo tha se kanë pasur edhe probleme ku u kanë ardhur llogari gabim, dhe ato llogari janë kthyer.

“Na kemi pas raste ku kontabilisti i një ndërmarrje ka apliku për 170 euro për 117 punëtorë dhe prej tyre 100 llogari kanë qenë gabim. Të gjitha llogaritë janë kthyer mbrapa si gabim. Ne edhe sot e kësaj dite kemi ankesa të punëtoreve që nuk ju kanë dhënë 170 euro. Keqkuptimi me i madh është që 170 nuk është bonus mbi pagën por ndihmesë”, tha Bajrami. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme