Kurti zhvillon bisedë telefonike me Escobarin, shpreh gatishmërinë për angazhim aktiv në takimin e 14 shtatorit

20:58 | 11 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeminsitrit,gjatë kësaj bisede u diskutua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, shkruan Arbresh.info

Ndër të tjera, Kurti shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën./Arbresh.info

Të ngjashme