Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në tryezën e diskutimit “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal” organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar.
Dy javë para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Kurti theksoi rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar se çfarë po bën qeveria për zbatimin e angazhimeve të marra, por edhe për të ofruar transparencë për qytetarët, përcjell Arbresh.info
Nënshkrimi i tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë vitin e kaluar në Berlin, sipas Kurtit, shënon një hap të madh përpara për rajonin, derisa tha se Procesi i Berlinit duhet të ndihmojë konsolidimin tonë demokratik dhe zhvillimin ekonomik, pasi që angazhimi ynë në rajon dhe në botë pasqyron punën tonë në shtëpi.
“Ne kemi treguar se ajo që Republika e Kosovës sjell në Procesin e Berlinit është një përkushtim i vendosur për lirinë dhe demokracinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, theksoi ai, duke përmendur faktin që Kosova është vendi i parë që i ka ratifikuar të tre marrëveshjet të nënshkruara në Berlin, në kuadër të këtij procesi.
“Në fjalës së tij hyrëse, Kryeministrit nënvizoi edhe faktet se Kosova është radhitur e para në Ballkanin Perëndimor për përmirësimin e sundimit të ligjit nga Projekti Botëror i Drejtësisë; përmirësimin e të drejtave politike dhe lirive civile nga Freedom House; përmirësimin e luftës kundër korrupsionit nga Transparency International; lirinë e shtypit nga Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij; demokracinë liberale dhe elektorale nga indeksi i Varieteteve të Demokracisë të Institutit V-Dem; për mbledhjen e të ardhurave tatimore nga FMN; si dhe për paketën më të madhe fiskale për të ndihmuar qytetarët të përballen me krizën ushqimore dhe energjetike dhe të luftojnë inflacionin, nga Banka Botërore.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Sa i përket situatës aktuale në vend, kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës, të mos sillemi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
“Duhet të ketë pasoja për sjelljen e Serbisë dhe të gjithë autorët duhet të mbahen përgjegjës për përfshirjen e tyre në inspirimin, përgatitjet dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit.”, tha ai.
“Derisa unë jam ulur në tryezën e dialogut në Bruksel dhe në Samitin e Procesit të Berlinit për të bërë marrëveshje për të ardhmen, siç e pamë një javë më parë Serbia po punonte në plane ushtarake për të aneksuar territorin tonë”, deklaroi kryeministri duke shtuar se kjo dëshmon se Serbia nuk është e interesuar në bashkëpunim rajonal për anëtarësim në BE, por më shumë në orientime alternative gjeopolitike që i mundësojnë asaj që të mirëmbajë ambiciet hegjemonike të saj ndaj shteteve të përreth.
Në pritje të Samitit të Tiranës, kryeministri përmbylli fjalën e tij duke theksuar nevojën për vlera dhe qëllime të përbashkëta, zbatimin e plotë të marrëveshjeve që nënshkruam vitin e kaluar, më 3 nëntor në Procesin e Berlinit dhe një angazhimin të ri që largon edhe më tej barrierat midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info/
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj