Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
U bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/
Ndërmjetësit intensifikojnë përpjekjet për armëpushim teksa ...
Presidentja e Sllovenisë vizitë zyrtare në Kosovë, policia n...
Kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet gjilanasi
Liga Unike rikthehet sot me sezonin e ri
Lansohet Ankandi i erës 100 MW, Kurti: Ekonomia e Kosovës po...
Arrestohen disa persona, sekuestrohen armë zjarri si dhe një...