Kurti takoi Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, e njoftoi për planet, sukseset dhe sfidat e Kosovës

20:33 | 1 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Londër, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar,  David Lammy.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti e njoftoi  Lammy për sukseset, planet dhe sfidat e Kosovës në rrugën e saj progresiste, evropiane dhe euro-atlantike.

Përpos rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare Kurti dhe Lammy diskutuan edhe për bashkëpunimet dypalëshe.

Lammy ceku që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot.

Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe forcohet edhe më tutje kur Partia Laburiste të qeverisë me Mbretërinë e Bashkuar, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme