Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot kreu i ekzekutivit kosovar është takuar me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.
Sipas Zulfajt, ata janë takuar për të diskutuar mbi mundësitë e zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA.
“Pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, kemi një zgjidhje kompromisi. Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura. Masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit tonë. Ato nuk janë marrë nga Ministria e Tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë. Kosova është shteti më proaktiv në Procesin e Berlinit dhe Kryeministri Kurti ka promovuar vazhdimisht integrimin e mëtejmë të rajonit, ka shkruar Zulfaj në Facebook.
Kurse ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në platformën “X” ka shkruar për vizitën në Kosovë, të përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ai ka thënë se Sarrazin e ka vizituar Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, por sipas tij, pa sukses.
“Manuel Sarrazin vizitoi sërish Kosovën për t’i kërkuar Albin Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info
Lexo edhe:
Rohde: Sarrazin vizitoi Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, por pa sukses
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...