Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuciq ka thënë se ekipi menaxhues sonte është dekomisionuar, me propozimin e draftstatutit, nga koordinatorja Danijela Vujiçiq.
Kurti, para mediave deklaroi se për këtë i ka dorëzuar edhe një dosje dëshmi përfaqësuesve të BE-së, edhe për shkak se ajo ndodhet në konflikt interesi, meqë ka dhënë edhe betim në Parlamentin e Serbisë.
”BE-së ua dhash edhe një dokument për të treguar se koordinatorja e ekipit menaxhues, Danijela Vujiçiq, në fakt ka dhënë betim në Parlamentin e Serbisë, dhe ajo ndodhet në konflikt të interesit”, u shpreh kryeministri Kurti.
”Kam renditur disa fakte për koordinatoren e ekipit menaxhues. Por, ajo çfarë është e qartë sot është se me rastin e prezantimit të këtij draft-statuti, mund të thuhet se ekipi menaxhues është dekomisionuar, meqenëse nuk ka funksion, rol e as status më. E kanë dorëzuar draftin, unë ua thash në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetueshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë, të fillojnë diskutimet mbi bazën e një draft vizioni vleror që kam propozuar unë sot”, deklaroi ai.
”Draftstatuti që propozoi ekipi menaxhues që sonte dekomisionoi veten me rastin e prezantimit të draftit, është rezultat i dëshirës për Republika Srpska në Kosovë. Qartazi, ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë draft statut”, tha Kurti./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Vujiçiq: Prezantimi i Statutit të AKS-së ishte i pakëndshëm, Kurti e Bislimi talleshin me ne
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip