Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar sot zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE në Republikën Çeke.
Republikën Çeke është vendi që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.
Ceremonia e dorëzimit u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë.
“Sot është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë. Republika e Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht, publikisht, aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka më shumë se 6 vjet që ne kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të cilën e kemi zbatuar rreth 50%, andaj me përkushtimin tonë dhe me punën tonë edhe ndonjë zë skeptik në Bashkimin Evropian lidhur me Kosovën besojmë që do ta zbusim e do ta ndryshojmë. Presim që të ketë mirëkuptim edhe nga Këshilli Evropian edhe nga Komisioni Evropian që sa më parë ne të mund ta marrim pyetësorin dhe ta plotësojmë atë për t’ju bashkuar familjes së madhe Evropiane. Bashkimi Evropian është fati ynë ndërkaq Evropa është kontinenti ynë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./arbresh.info/
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...