Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mirëpritën dhe zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina”, fitues në tri nga gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare Inspireli EduProject Competition Croati
Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, kjo është hera e parë që studentët nga Kosova marrin pjesë në këtë garë në mënyrë të organizuar institucionale si Universitet i Prishtinës me ftesë nga organizatorët Inspireli Aëards 2023, përcjell Arbresh.info.
Duke ua uruar fitoren studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës, të cilët janë shpallur fitues në tri nga gjithsej gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë Inspireli për projektimin e resorit turistik Miris Garden, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës, në Kroaci, kryeministri tha se këto arritje na bëjnë krenarë të gjithë.
“Nën mentorimin e Prof. Rozafa Basha dhe Prof. Arta Xhambazi, studentët pjesëmarrës nga Kosova, pesë vajza dhe katër djem, morën vendin e parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, në kategorinë e projektimit të hotelit dhe në kategorinë e projektimit të apartamenteve.”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, studentët treguan edhe përvojat e tyre nga kjo garë, emocionet si fitues, dhe planet për të ardhmen.
Këtë vit në garë kanë marrë pjesë studentë nga 38 vende të botës me 163 projekte. Juria vlerësuese ka gjithsej 963 anëtarë nga 126 vende të botës.
Fituesve të garave Inspirel u jepet mundësia të vizitojnë zyra/firma të njohura botërore të arkitekturës dhe dizajnit. Së fundi, një nga fituesit e kaluar të garës Inspireli është punësuar nga firma Zaha Hadid Architects në Londër, pas një vizite me ftesë të firmës.
Pjesëmarrja në garë automatikisht garanton anëtarësinë e përhershme në platformë dhe nënkupton mundësinë për këshillim falas dhe rrjetëzim mes studentëve dhe universiteteve.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...