albin kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it të cilët i ka njoftuar për rrëmbimin e tre policëve kosovar nga xhandarmëria e Serbisë.
Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Kurti theksoi se u ka bërë të ditur ambasadorëve të QUINT-it se rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.
Kryeministri tha se ka kërkuar nga QUINT-i urgjentisht lirimin e tyre dhe reagimin ndërkombëtarë.
Deri tash, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e mërkura.
“Tash kur po bëhen 30 orë nga kidnapimi dhe ende nuk kidnapimi i tre policëve të Kosovës. Unë kam shprehur edhe protestën time për heshtje dhe mos reagimi e KFOR-it në takimin e mbajtur më herët me ambasadorët”, tha ai./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti: Serbia dërgoi njësitet elitare për të arrestuar policët tanë që luftonin kontrabandën
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League