Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas letrës përmes së cilës 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar në veçanti deputetën britanike, Alicia Kearns, senatorin amerikan, Bob Menendez si dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth për kërkesën e tyre për një qasje më të vëmendshme ndaj veprimeve agresive të Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Faleminderit @aliciakearns @SenatorMenendez, @MiRo_SPD & pjesa tjetër e kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me/ & për një qasje ndaj rajonit më të vëmendshëm ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë.”, ka shkruar Kurti.
Thank you to @aliciakearns @SenatorMenendez, @MiRo_SPD & the rest of the chairs of foreign affairs committees & senior parliamentarians who have called for solidarity w/ 🇽🇰 & an approach to the region more attentive to the threat posed by Serbia’s aggressive stance & actions.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 8, 2023
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...