Google ADS

Kurti: Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë afër kufirit për të na frikësuar

19:11 | 26 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka kujtuar se si, në 2021-ën, Serbia dërgoi avionë luftarakë dhe ambasadorin rus në kufi, siç tha ai, “për të na frikësuar”.

Me anë të një postimi në X, Kurti tha se që nga atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është rritur, shkruan Arbresh.info.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar.”, shkroi shefi i ekzekutivit.

Kryeministri Kurti theksoi vendosshmërinë dhe angazhimin për mbrojtjen e demokraciisë dhe sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës.

Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës./Arbresh.info.

Të ngjashme