Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zyrtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit.
Në faqen zyrtare të kësaj partie thuhet se mezi presin që ish-kryetari i grupit parlamentar, ish-anëtari i kryesisë, Rexhep Selimi, shkruan Arbresh.info.
“Rexhep Selimi tash e tre vjet mban burgun në Hagë. Deputeti ynë qysh prej vitit 2010 kur vendosëm së pari të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Ish-kryetari i grupit tonë parlamentar, ish-anëtari i kryesisë, të cilin mezi e presim të na kthehet, për këto detyra e për detyra të tjera të rëndësishme. Mbetemi të patudur në bindjen se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë. Prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta, atëherë kur vendosej për to. Por ja që, gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë.”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
“Sot, Kryeministri Kurti, bashkë me Kryeparlamentarin Konjufca, Sekretarin Organizativ, Alim Rama, Shefen e Grupit Parlamentar të LV, Mimoza Kusari-Lila, deputetin, Salih Zyba, këshilltarin e kryeministrit për Maqedoni të Veriut, Bekim Qoku, Kryetarin e Gostivarit, njëherit Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe deputetin e ASh, Halil Snopçe, ishin në vizitë te familja e Rexhep Selimit në Prishtinë, te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja jonë, ish-lufëtarja e UÇK-së, bashkëshortja e Rexhep Selimit.”, vijon njoftimi.
“Rexhep Selimi na mungon. Kërkojmë dhe urojmë që sa më parë të lirohet nga gjykata e padrejtë, nga mbajtja e padrejtë në Hagë.”, përfundon LVV./Arbresh.info/
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...