Albin Kurti nuk e pranon avokaten e caktuar sipas detyrës zyrtare nga gjykata si mbrojtëse të tij.
Ai pas akuzave që ia bëri Brovina se ai e ka hedhur gazin lotësjellës në sallën e Kuvendit, drejtoi disa pyetje ndaj saj.
Kurti e pyeti atë nëse gjatë asaj seance kur është hedhur gazi ai ka pasur maskë për mbrojtje nga gazi, shkruan arbresh.info.
‘Ndonëse mund të pajtohem me atë çfarë thotë në përgjithësi avokatja Hadije Ademi, megjithatë ajo nuk më përfaqëson mua. Mua më vjen shumë keq që atë ditë është dashur të shkoni në QKUK. A keni shkuar në seancat tjera të Kuvendit në QKUK për ndihmë mjekësore?
Kurti e pyeti Brovinën nëse është në dijeni se Policia Speciale ka hedhur gaz brenda zyrave të VV-së, duke aluduar në atë që Brovina tha se nuk ka mundur të besoj që gazi lotësjellës mund të hidhet në një ambient mbyllur./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...