Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e 25-të të masakrës në Abri të Epërme të Drenasit, përkujtoi 23 të vrarët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët e rënë më 26 shtator 1998.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti teksa shkroi për rrethanat kur ndodhi masakra tha se këto janë fakte të pamohueshm etë krimeve dhe gjenocidit të Serbisë për të cilat edne nuk janë dënuar, shrkuan Arbresh.info.
“Andaj u bëjmë thirrje për angazhim organeve tona të drejtësisë.”, ka shkruar Kurti.
Në përkujtim të kësaj masakre, kryeministri Kurti së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe me Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule para përmendores së ngritur në nderim të të vrarëve, ku shkruan: “Gjaku i tyre lot e dhimbje për ne, dritë lirie për atdhe!”
“Në këtë 25 vjetor, përkujtojmë tre dëshmorët Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj, që ranë në betejën e 26 shtatorit 1998, duke mbrojtur popullatën civile.”, tha ai.
“Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të Abrisë! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?