Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se Serbia dhe Kosova do të përfitojnë shumë nga normalizimi i marrëdhënieve.
Ajo beson se situata e tanishme krijon paqëndrueshmëri në rajon dhe kthen mbrapa të dyja vendet.
Solberg, e cila nesër viziton Beogradin, tha për gazetën serbe ‘Politika’, se zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën do të sigurojë një standard më të mirë jetese dhe mundësi për qytetarët e të dyja e shteteve. “Sigurisht, detyrimet e ndërmarra duhet të përmbushen, por disa prej tyre interpretohen ndryshe në Serbi dhe Kosovë, andaj është e rëndësishme të vazhdohen negociatat nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Solberg vlerëson se modeli i bashkëpunimit që u krijua nga vendet skandinave pas Luftës së Dytë Botërore, është i mundur edhe në Ballkan, ndërsa përkujton se bashkëpunimi filloi me themelimin e tregut skandinav të punës, duke shmangur tema nga të ashtuquajturat politika të larta dhe konflikte nga e kaluara. “U përqendruam vëmendjen tonë në përmirësimin e jetës së kombeve tona në të ardhmen, e cila ishte një recetë për suksesin e bashkëpunimit skandinav dhe mendoj se do të ishte efektive edhe në Ballkan”, shprehet kryeministrja e Norvegjisë.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...