Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij diplomatin dhe ish ambasadorin e Shqipërisë, Dashnor Dervishi, libri i të cilit “50 vjet marrëdhënie me jashtë” u promovua dje në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.
Ish ambasadori Dervishi e përgëzoi kryeministrin Kurti për punën dhe arritjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai i dhuroi kryeministrit librin me dy vëllime “50 vjet marrëdhënie me jashtë”, ku mes tjerash pasqyrohet edhe angazhimi i tij për çështjen e shqiptarëve në periudha të ndryshme dhe në vendet ku ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë.
Në takimin e përbashkët me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për të mirën e përbashkët të qytetarëve në të dy anët e kufirit. U bisedua edhe për situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për zhvillimet politike në rajon e botë./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...