Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, i cili të martën do të shkojë për një vizitë dy-ditore.
Kryeziu tha se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidentën e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu ai do të takohet edhe me shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.
“Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj për vizitën e kryeministrit në Bruksel. Ai do të udhëtoj të martën dhe do të ketë një vizitë dyditore. Do të ketë takime të rëndësishme. Me presidentin e PE dhe KE, përfaqësues e lartë Borred dhe komisonerë të tjerë. Ai do të takojë edhe kryeministrin e Belgjikës. Kurti do të jetë bashkë me ministrat Bislimi dhe Gërvalla”, u shpreh ai.
I pyetur për vizitën e Kurtit dhe votimin në Shqipëri, Kryeziu ka thënë se kryeministri e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për votuar.
“Për kryeministrin Kurti Shqipëria ka një vend të veçantë. Kritika për të më shumë ka të bëjë me bindjet e tij sesa me veprimin e tij sepse edhe shumë qytetarët e tjerë u bënë pjesë e votimit atje”, ka shtuar ai në një konferencë për medie./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...