Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një intervistë për Arbresh.info ka folur për punën e zhvilluar gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për vitin 2024.
Ajo tha se gjatë vitit që lamë pas përveç zhvillimeve pozitive ka pasur edhe disa sfida.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ gjatë vitit 2023 ka performuar pozitivisht në të gjitha sferat, me përjashtim të shfaqjes së manganit që ndodhi në liqenin e Badovcit, me ç ‘rast ne u detyruam që të bëjmë shpërndarje të ujit përmes autobutëve. Pastaj kishim disa sfida dhe turbullirën e ujit në kanalin e Ibër-Lepencit, kanal nga i cili merret uji i patrajtuar, për ta trajtuar pastaj për pije dhe për ta shpërndarë tek konsumatorët”, u shpreh Mjeku.
Tutje, ajo përmendi aksionet e zhvilluara nëpër komuna, si një sukses i shënuar gjatë 2023-tës.
“Në sferat tjera ka qenë një vit i suksesshëm, fillimisht me aksionet tona, aksionet e inspektorëve të cilët dolën në terren vizituan të gjitha komunat, për të parandaluar keqpërdorimet e ujit të pijshëm në forma të ndryshme, për të inspektuar dhe kontrolluar kyqje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe që të aplikojmë shkyqje për ata konsumatorë që kanë borxhe të pa paguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit”, potencoi zëdhënësja e KRU “Prishtina”.
Mjeku bëri të ditur se për shkak të këtyre aksioneve të zhvilluara është ngritur edhe vetëdija e qytetarëve për moskeqpërdorim të ujit të pijshëm, teksa u shpreh e lumtur për bashkëpunimin me mediat dhe Policinë.
“I falënderojmë të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara dhe asistencën e Policisë së Kosovës, që përmes tyre edhe i bëmë më publike aksionet tona që i kishim në terren, përmes televizioneve, përmes portaleve dhe qytetarët u njoftuan se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po ndërmerr aksione të tilla ndaj konsumatorëve që janë ose borxhlinj të mëdhenj ose që janë të kyqur në mënyrë ilegale. Ne zhvilluam shumë aksione në tetë komunat që i menaxhon ujësjellësi i Prishtinës dhe të gjithat rezultuan të suksesshme”, theksoi ajo.
Mjeku tregoi se çfarë ndodh me konsumatorët të cilët nuk i paguajnë borxhet.
“Do të ndëshkohet secili konsumator që e keqpërdor ujin, që zihet duke e përdorë në mënyrë ilegale, pastaj kyqjet e paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit dhe të gjithë ata konsumatorë që kanë borxhe të grumbulluara. Pra, për ata konsumatorë me borxhe të grumbulluara ka lehtësime për ta”, tha zëdhënësja e KRU “Prishtina”.
Mes tjerash, ajo njoftoi se tashmë ka filluar edhe puna për vitin 2024.
“Kemi filluar këtë vit me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat do të ndikojnë në mjedis fillimisht, nënshkrimi i marrëveshjes për ujërat e zeza që do të jetë një impiant i madh, një projekt mjaft i madh me bankën gjermane për zhvillim, do të kapë katër komuna do të jenë që do trajtojnë ujërat e zeza, Prishtina, Fushë – Kosova, Graçanica dhe Obiliqi”, deklaroi Mjeku.
Sipas saj, ky do të jetë një vit sfidues për KRU “Prishtina”, por i përmbushur me projekte që do të ndikojnë për furnizim më të mirë më ujë të pijshëm./Arbresh.info/Rreze Sylhasi/
Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu:
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos