Të hënë në mbrëmje është shpërndarë një fotografi nga një grup studentësh, ku shihet një krimb në pjatë, në Mensën e Studentëve.
Kjo ngjalli reagime të shumta rreth shërbimit jo të mirë cilësor në mensën e studentëve.
Lidhur me këtë, poratali “Arbresh.info” ka vizituar gjatë ditës së martë Mensën dhe Qendrën e Studentëve.
Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, në një prononcim ekskluziv për portalin “Arbresh.info”, thotë se ishte në dijeni për rastin në fjalë dhe shprehu keqardhjen e tij.
Mirëpo, Sfishta pohon se nga analiza e bërë nga stafi i tij, kanë ardhur në përfundim që krimbi nuk është ardhur nga gjella, por nga frutat e servuara.
Sipas tij, krimbi është marr nga molla dhe është vendosur në pjatë nga studentët, raporton “Arbresh.info”.
“Jemi informuar për këtë rast neve na vjen keq që ka ndodhur ky rast, mirëpo në analizim edhe me kuzhinier edhe me stafin atje kemi ardhur në përfundim që ai krimb është gjendur në mollë. Gjatë shujtës në darkë mbrëmë është shtruar një gjellë, sallata dhe mollë. Nga forma e krimbit që është parë në media dhe në fotografi jemi ardhur në përfundim që ai krimb ka qenë në mollë dhe nga studentët është marr nga molla dhe është vendosur në një pjesë të pjatës”, shprehet Sfishta.
Këtë konkluzion drejtori e ka bërë për shkak të formës së krimbit, që sipas tij, gjellat zihen në temperatura të larta dhe nuk ka mundësi që të mbajë krimbin atë formë.
“Kjo neve nuk na e arsyeton pse ka qenë, mirëpo nuk ka qenë në gjellë, sepse po të kishte qenë në gjellë nuk do të ishte qenë në formë në të cilën është bërë fotografia, sepse gjellat zihen në temperatura të larta dhe në kohë të gjatë dhe fizikisht dhe fiziologjikisht nuk mund të ishte në atë formë”, thekson Sfishta.
Në anën tjetër, edhe drejtori i Mensës, Fahri Osmani, thekson se bëjnë maksimumin që t’i eliminojnë të gjitha lëshimet që mund të bëhet gjatë punës.
“Me shqetësim e kemi pritur një lajm të tillë, ngase mundohemi të japim maksimumi ne si staf prej 80 punëtorëve në mënyrë që tu shpërbejmë studentëve sa më mirë. Por, natyrisht një lajm i tillë na ka de motivuar jashtëzakonisht, duke marrë parasysh angazhimin tonë si staf që të jemi në shërbim të studentëve”, shprehet Osmani.
Edhe ai thotë se krimbi që u aludua nga studentet se doli nga gjella, ishte nga frutat që servohen pas çdo vakti në mensë.
“Kemi ardhur në përfundim se ky krimb ka pasur mundësi që të vijë nga pemët, ngase të gjitha gjellat zihet me temperatura të larta dhe nuk ka mundësi që një krim i tillë të jetë i pranishëm në gjellat e ushqimit. Jemi në proces të identifikimit të studentëve besojmë që do të gjejmë një kontakt me ta, në mënyrë që të gjitha adresimet dhe shqetësimet e tyre ti bëjmë të qarta dhe ti zgjidhim, thotë Osmani për “Arbresh.info”.
Maliqi: Ky rast mund të jetë i qëllimshëm, pasi që krimbi kur të zihet në temperatura të larta ai tretet
Edhe pjesëtarët e stafit të kuzhinës së mensës së studentëve shprehen të shqetësuar për këtë çështje.
Kuzhinierja Bukurie Maliqi, e cila ka 30 vjet përvojë në mensë, thotë se ky rast është për tu befasuar, sepse sipas saj, pastërtia në mensë është në nivel të duhur.
“Çdo herë kur ka diçka të konservuar mund të ketë diçka, mirëpo në mensën e studentëve pastërtia është në nivel dhe gjithçka është në nivel. Kom pasur rast jam dal gjithkund dhe kam ngrënë por sikur ushqimi në mensë që është i pastër askund nuk është. Gjithmonë e pastrojmë disa herë, sa herë e lajmë mishin e hedhim me patate me të gjitha gjërat që janë për tu larë asnjëherë nuk i hedhim”, pohon Maliqi.
Megjithëkëtë, ajo shton se ky rast mund të jetë i qëllimshëm, pasi që krimbi kur të zihet në temperatura të larta ai tretet.
“Ma merr me mendje që është bërë qëllimisht sepse një krimb i tillë kur të zihet ai tretet nuk mund të jetë në atë lloj mënyre i formuar qysh e kanë postuar ata. Ne jemi ndier shumë keq në atë rast pse ka ndodh kjo, kurrë asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë këtu. Gjithherë kemi qenë për lëvdatë”, tregon ajo.
Ndërsa, Xhabir Leci, i cili punon që 37 vite në mensë, thotë se janë në shërbimin e të gjithë studentëve në maksimum.
Leci nuk mohon faktin që ky rast të jetë i qëllimshëm për prishje të imazhit të mensës.
“Ne jemi për t’i shërbyer të gjithë studentëve pa marrë parasysh se çfarë bindje kanë sepse nga këtu ne i kemi shërbyer presidenteve, kryeministrave të Kosovës dhe e kemi dhënë maksimumin. Pastërtia është në nivel, mund të ndodh në gjyveq apo mund të jetë me prapavijë politike, por në kuzhinë jepet maksimumi. Nëse luan dikush me fatin e 10 mijë studentëve që ne e japim maksimumin për ta, le të jetë në ndërgjegjen e tyre.
Edhe zyrtarja e pagesave të studentëve, Fatime Bullaku, për “Arbresh.info”, thotë se kjo që ka ndodhur me krimbin në pjatë, është një mashtrim nga studentët.
Sipas saj, ushqimi që servohet në mensë është shumë i shëndetshëm, duke shtuar se edhe ajo vetë ushqehet tash e 40 vjet aty.
“Kjo është vetëm propagandë. Buka është shume e mirë, gjellat janë shumë të mira, ushqimet janë tepër të mira. Ka ushqim të llojllojshme. Kjo është vetëm propagandë, nuk ka asgjë në ushqim. Unë ushqehem që 40 vite kurrë nuk do ta ndërpres sepse ushqimi është shumë i mirë dhe nuk kam gjetur asgjë”, tregon Bullaku.
Ymeri: Këtu ushqehem rregullisht, kjo është propagandë për të prishur imazhin e udhëheqësve të Qendrës së Studentëve
Edhe studentët të cilët ushqehen rregullisht në këtë mensë thonë se kjo mund të jetë një propagandë nga ana e studentëve të caktuar, për të prishur imazhin e udhëheqësve të Qendrës së Studentëve.
Studenti Fisnik Ymeri për “Arbresh. info” thotë se kjo është propagandë e studentëve për ta prishur imazhin e udhëheqësve të Qendrës së Studentëve.
Si ushqyes i rregull ai mohon të ketë pasur një gjë të tillë, madje thotë se ushqimi është i një cilësie të lartë.
“Është një grup i studentëve që ndikohen prej disa individëve për interesa krejtësisht personale. Personalisht që sa vite jam pjesë e Qendrës së Studentëve dhe nuk aspak e vërtetë. Ushqimi në mensë është i një cilësie të lartë dhe kjo nuk qëndron aspak është propagandë e disa individëve. Që sa vite që ushqehem asnjëherë nuk më ka ndodhur asnjëherë. Kjo është me prish imazhin e udhëheqëseve të Qendrës por kjo nuk qëndron aspak”, shprehet Ymeri.
Lidhur me këtë rast, foli edhe zëdhënësi i Agjencinë të Ushqimit dhe Veteranisë, Lamir Thaqi i cili tha se janë dalë në vendin e ngjarjes për inspektim dhe është vërtetuar se krimbi nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit.
“Pas raportimit në media për prezencën e një krimbi në gjellën e studentëve që shërbehet në Mensën e Studentëve, Inspektorati sanitar ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer inspektim të detajuar për të vërtetuar dyshimet e supozuara sesi ka ardh deri te prezenca e krimbit në gjellë. Ekipi inspektues sanitar i AUV-it pas kontrollit të gjitha hapësirave nga depo ruajtëse e produkteve deri te hapësirat e gatimit dhe mjetet e kuzhinës, u konstatua se gjella zihet në temperaturë 300 gradë celsius, nivel ky i temperaturës i cili po të ishte ndonjë krimb brenda do ta shkatërronte (shpërbënte ) larvën. Andaj u konstatua se ky krimb nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, Qendra e Studentëve ka gjithsej tetë konvikte me kapacitet të përgjithshëm prej katër mijë studentë. Studentët në muaj paguajnë 15 euro për mensë, që i bie një shujtë të ketë çmimin e 0,25 centëve. /Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...