Google ADS

Krasniqi takohet me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për zhvillimin ekonomik lokal

18:36 | 13 Shtator 2023
E.G

Ministri i  Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Me anë të një postimi në Facebook, Kransiqi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve, shkruan Arbresh.ifo.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete.

“Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete.”, ka shkruar ministri Krasniqi./Arbresh.info

 

Të ngjashme